Rusia po kryen dëbime masive të dhunshme në Ukrainë, duke përfshirë fëmijë, njoftoi të dielën Instituti amerikan për Studimin e Luftës.
Në njoftim thuhet se autoritetet ruse po kryejnë edhe spastrim etnik, jo vetëm duke larguar popullsinë ukrainase nga territoret e pushtuara, por edhe duke i zëvendësuar ata me rusë.
Instituti shkroi se Khersoni po bombardohet vazhdimisht, ndërsa mijëra fëmijë ukrainas kanë mbetur pa prindër të izoluar.
“Sot Khersoni po bombardohet vazhdimisht. Kjo është e rrezikshme. Duke pasur parasysh se Rusia ka hapur transferimin e fëmijëve nga rajonet e okupuara të Ukrainës për birësim te familjet ruse, kjo mund të përbëjë shkelje të Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimeve të Gjenocidit”, thuhet në njoftim.
Rusia është akuzuar për gjenocid dhe krim kundër njerëzimit qëkur nisi pushtimin mbi Ukrainë, më 24 shkurt. Një krim masiv kreu mbi qytetin Bucha pranë Kievit, ku mijëra ukrainas civilë u vranë.
Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar se do të iniciojnë gjykim ndaj presidentit rus, Vladimir Putin dhe përgjegjësve të krimit, ndërsa kanë ftuar gjykatat ndërkombëtare t’i gjykojnë krimet ruse.
