Të fundit

Prizreni gjatë 2024-ës lidhet me Tetovën përmes tunelit 6 km

Ishte ndër më të rëndësishmet nga 11 ujditë në mes të Kosovës e Maqedonisë së Veriut në shtatorin e vitit të kaluar.

Për rrugën e re, që lidh Prizrenin me Tetovën, të dy vendet kanë krijuar edhe komisionet shtetërore që bënë fizibilitetin dhe zgjodhën variantin me të përshtatshëm.

Segmenti që do të zvogëlojë distancën në 30 kilometra, nis nga Manastirica e Prizrenit dhe ka tunelin 6.4 kilometra.

Tash është në proces projektimi i saj për t`i hapur rrugë shpalljes së tenderit për projektin kryesor. Por, për nisjen e ndërtimit që pritet të bëhet më së largu gjatë vitit 2024, nevojitet një marrëveshje e re financiare mes dy vendesh dhe miratimi nga kuvendet e të dyja shteteve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci