Të fundit

Në Beograd dështon vazhdimi i rigjykimit për masakrën e Qyshkut

Më dy tetor të këtij viti dështoi vazhdimi i rigjykimit ndaj njësisë paraushtarake serbe “Çakallët” në Beograd. Ata akuzohen si fajtor për masakrat në Qyshk, Lubeniq, Pavlan e Zahaq. Televizioni Dukagjini në Beograd ka biseduar me monitorues të këtij procesi, përderisa sjellë edhe rrëfimin e të mbijetuarit të masakrës së Qyshkut, Ardian Kelmendi.

“Familja ime fillon prej këtu…”. Shtatë familjarë dhe dy mysafirë iu vranë Ardian Kelmendit, në 14 majin e vitit 1999.

Vetëm në fshatin e Kelmendit, në Qyshk, për një ditë u vranë 47 persona.

Vet ai nuk e di se si i shpëtoi ekzekutimit.

“Vetëm ymri, as nuk kesh më i miri, as më i keqi. Vetëm ymër kam pas, bash këtu ku jam kam qenë i dorëzuar për disa minuta, më kanë marrë më kanë qitë për me më pushkatu, prej të parëve, tjerët burra i kanë pushkatuar, kurse unë edhe disa të tjerë kemi shpëtuar”, ka thënë Kelmendi.

Në cilësinë e të mbijetuarit të masakrës, ai ka dëshmuar edhe në Beograd, më procesin gjyqësor që po zgjatë tash e 12 vjet.

Të akuzuar janë anëtarët e njësisë paraushtarake “Çakallët”

Marina Kljajiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi, e ka përcjell gjykimin nga fillimi dhe tregon që një seancë dështoi të mbahej vetëm para pak ditësh, për shkak se njëri nga të burgosurit nuk u soll në gjykim.

Kljajiq fajin kryesor për këtë zvarritje të procesit ia lë Prokurorisë.

“Më shumë faj këtu mund të themi se ka prokuroria e cila hyri në këtë procedurë e papërgatitur, kështu që aktakuza para së gjithash u plotësua me krime të reja dhe me të pandehur të rinj, prej të cilëve disa kanë ikur e të tjerë kanë vdekur. Puna më e madhe ka përfunduar, kështu që shpresojmë që brenda një viti të përfundoj lënda të paktën në shkallë të parë”, ka theksuar Kljajiq.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci