Të fundit

Mori lajmin për vrasjen e vëllait, reagon Adnan Rexhepi: “Na u shua çdo shpresë”

Prokurori Armend Hamiti ka njoftuar të hënën familjarët e Bedri Rexhepit se mbetjet mortore të gjetura në Novobërdë më 30 shtator i takonin familjarit të tyre.

Ndërkaq, në një konferencë për media të martën, prokurori i rastit ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë për vrasje në bashkëkryerje ndaj dy personave: Jeton dhe Nexhat Vllasaliu.

Pas pranimit të lajmit, në rrjetin social Facebook, ka reaguar Adnan Rexhepi, vëllai i biznesmenit Bedri Rexhepi.

Adnan Rexhepi ka thënë se të hënën familjes iu shua çdo shpresë që ta gjenin të gjallë familjarin e tyre, i cili ishte zhdukur më 8 prill të vitit 2021.

“Shpresa e lutjet që ta gjenim të gjallë vëllaun tonë na mbajtën të fortë gjatë gjithë kësaj kohe, por ja që tani na u shua çdo shpresë!”, ka shkruar ai.

Ai ka njoftuar se varrimi i Bedri Rexhepit do të bëhet të enjten në varrezat e qytetit të Shtimes.

Njoftimi i plotë: 

Të dashur familjar, miq dhe dashamirë!

Shpresa e lutjet që ta gjenim të gjallë vëllaun tonë na mbajtën të fortë gjatë gjithë kësaj kohe, por ja që tani na u shua çdo shpresë!

Ne këto ditë që i kaluam dhe po i kalojmë, ju falenderojmë përzemërsisht të gjithë juve që në çfarëdo forme ishit bashkë me Ne, na qëndruat afër, ofruat ndihmën tuaj që dhimbjen e mërzinë ta ndajmë së bashku.

Tani e tutje lutja jonë e vetme është që shpirti i tij të pushoj në parajsë, e drejtësia të vijë në vendin e duhur!

Ju njoftojmë se varrimi i më të dashurit tonë Bedriut do të bëhet të enjten, 20 tetor 2022, në ora 13:00 ( Me namazin e Drekës ) në varrezat e qytetit në Shtime.

Me respekt,
Familja Rexhepi

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci