Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, thotë se kompania e njohur kosovare Comodita Home ka bërë që eksporti në vend të ketë rritje.
Haradinaj, në Rubikon në Klan Kosova, thotë se Comodita Home ka ndërruar totalisht shifrat e eksportit në vend, njofton Klankosova.tv.
“Ka rritje të eksportit, por kemi rritje të importit prej Serbisë. Por, rritjen e eksportit mund t’ua dedikojmë kompanive të suksesshme si rasti i Comoditës”.
“Comodita Home i ka ndryshuar shifrat totalisht në eksport. Dikur komuna e Gjakovës në raportin e eksportit ka qenë vetëm 4 për qind – por me rritjen e eksportit dhe prodhimit të Comodita Home ka bërë që Gjakova të ketë përqindjen e eksportit dyshifrore”, tha Haradinaj.
Haradinaj, mes tjerash, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, dha lajm të rremë kur tha se kemi rritje historike ekonomike pasi rritja ekonomike në vend është nën 3 për qind.
“Kemi probleme me zotëri Bislimin dhe kolegët e tij tani me gjasë janë ka mundohen me ikë prej lajmit të rremë se kemi rritje ekonomike. Por, për fat të keq përfunduan nën 3 për qind pasi rritja ekonomike është nën 3 për qind”, tha Haradinaj.
