Në një intervistë të dhënë në “The One ShoW” Will Smith tregoi detaje për filmin e ri “King Richard”, por ai i tronditi shikuesit me pamjen e tij.
Shumë komentuan duke thënë që as nuk e njohën aktorin kur ai u shfaq në ekran.
Një shikues hyri në Twitter për të shkruar, “Will Smith duket ndryshe. Nuk jam i sigurt si/pse…”
Përdorues tjetër komentoi, “Ky Will Smith i ‘The One Show” nuk duket si Will Smith”.
“Çfarë i ka bërë fytyrës Will Smith”, shkroi një tjetër.
Ndonëse paraqitja e tij në ekran është bërë virale, aktori nuk ka reaguar në lidhje me komentet.
https://www.youtube.com/watch?v=EJ1kpqMkUg0&ab_channel=VIJAYBALIYAN
