Të fundit

UFC 280: Meçi i vitit Makhachev – Oliveira dhe si ta ndiqni në Kosovë

UFC 280 të shtunën në Abu Dhabi sjell një nga netët më zjarrta të vitit 2022, të kryesuar nga meçi mes dy prej yjeve më të mëdhenj në rritje të arteve të përziera marciale, Charles Oliveira dhe Islam Makhachev.

Oliveira është një luftëtar i MMA nga Brazili. Ai është ish-kampion i divizionit dhe sonte ka mundësi ta rimarrë titullin që i takonte para muajit maj të këtij viti.

Pëball tij do të jetë Islam Makhachev, një mik i ngushtë dhe partner i sportistit legjendar Khabib Nurmagomedov. Ai ka ndjekur të njëjën rrugë të shokut të skuadrës duke fituar 10 ndeshjet e tij të fundit në një stil dominues.

Në ndeshjen e tjetër të natës, Aljamain Sterling do të kërkojë të ruajë brezin e tij në peshën e lehtë kundër ish kampionit T.J. Dillashaw, shkruan Paparaci.

Meçe të tjera intriguese janë ato ndërmjet Yan kundër Sean O’Malley, Beneil Dariush kundër Mateusz Gamrot, Katlyn Chookagian kundër Manon Fiorot dhe Belal Muhamed kundër Sean Brady.

UFC 280 transmetohet direkt në Shqipëri dhe Kosovë përmes platformës Supersport, raporton Paparaci.

Më konkretisht në Kosovë, luftat e sontme të UFC-së mund t’i ndiqni në platformat Artmotion dhe Kujtesa, të cilat transmetojnë kanalet e Supersport.

Karta e sotme e UFC fillon në orën 20:00, derisa meçi kryesor i mbërmjes (Charles Oliveira kundër Islam Makhachev) pritet të fillojë rreth orës 23:00. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci