Para pak kohësh Dafina ka publikuar albumin e saj “Dafinë moj” i cili është pritur mjaft mirë nga publiku.
Albumi përmban gjithsej 14 këngë, solo e bashkëpunime me shumicën e artistëve të njohur të show bizit shqiptar.

Gjatë ditës së sotme Dafina ka publikuar videoklipin e këngës solo “Ti dho krejt” dhe e veçanta e këtij videoklipi është se u realizua në animacion.
Teskti i këngës është i shkruar nga këngëtari Elinel dhe vetë Dafina.
Gjithashtu të gjitha mjetet që do të mblidhen gjatë shitjes së albumit do të dhurohen për fëmijët me autizëm. /Paparaci.com
