Të fundit

Sekuestrohen barna të kontrabanduara dhe ndalohen emigrantë ilegalë

Njësitë policore të mbikëqyrjes së kufirit në dy raste të ndara kanë parandaluar aktivitete kriminale të kontabandimit me mallra dhe të migrimit ilegal.

Sipas njoftimit nga Policia, të hënën në pikën kufitare në Gjilan, nga territori i Serbisë është futur një automjet i cili dyshohet se ka pasur mallra të kontrabanduara.

“Pas pranimit të informacioneve, njësitë patrulluese kompetente kanë ndërmarrë veprime për ndalim të mjetit të dyshuar me ç ‘rast kanë vendosur një pikë kontrolli vëzhguese, ku si rezultat është arritur që të ndalohet automjeti i dyshuar, me targa serbe, i cili kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur gjithsej 676 pako me barna të llojeve të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori, me urdhër të të cilit personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë, ndërsa malli dhe automjeti janë sekuestruar për procedura të mëtejme.

Gjithashtu njoftohet se të martën, në pikën kufitare në Han të Elezit, janë identifikuar katër shtetas të huaj të cilët po tentonin të hynin në Kosovë nga Maqedonia e Veriut. Shoferi i automjetit është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me udhëzim të së cilit janë duke vazhduar të gjitha procedurat e nevojshme policore”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci