Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë Petar Petkoviq, ka thënë se po e ndërpret vizitën në Kosovë për shkak të ndalimit të 80 për qind të programit të vizitës së tij.
Ai ka deklaruar para gazetarëve në Pasjan se vizita e tij u miratua plotësisht të mërkurën në orën 16:00, ndërsa rreth mesnatës i erdhi një e-mail me të cilin informohet se pjesa më e madhe e vizitës ishte e ndaluar, transmeton Paparaci.
“E shihni sa larg shkon Albin Kurti, ai tani po godet në qirinjtë e festës (“Sllavës ortodokse”) dhe në ëmbëlsirat e “Sllavës”, jo vetëm që më ndalon të shkoj në manastire në Kosovë, por tani më ndalon të marr pjesë në ndonjë ceremoni fetare. Më parë le të merren vesh në Prishtinë çfarë e-maili do me dërgojnë. A po e dërgon të parin Kurti e të dytin Bislimi sepse padyshim ata janë gjithmonë nervoz kur unë duhet te vij në Kosovë dhe padyshim nuk flenë sepse gjithmonë më dërgojnë e-mail rreth mesnatës, kur e gjithë bota e ndershme dhe normale pushon”, ka thënë Petkoviq.
Petkoviq ka pretenduar se pas “Sllavës” në Pasjan, është dashur të vizitojë serbët në Kusac të Epërm dhe të marrë pjesë në prerjen e tortës së “Sllavës” dhe të enjten gjithashtu të marrë pjesë në prerjen e tortës së “Sllavës” dhe në festimin e së Premtes së Madhe në komunën e Leposaviqit.
“Fatkeqësisht, këtu po e mbyll vizitën time dhe po kthehem në Beograd, por më vjen mirë që megjithatë isha me njerëzit e mi në Pasjan, që së bashku e festuam “Sllavën e Madhe” të sotme dhe përcolla mesazhin dhe përshëndetjet e Aleksandar Vuçiqit se Serbia do të vazhdojë të ndihmojë popullin serb në Kosovë, të investojë në mbijetesën tonë në krahinën jugore serbe”, ka thënë Petkoviq./Paparaci
