Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka kërkuar përkrahjen dhe mirëkuptimin e publikut për ndeshjen e nesërme kundër Slavia Praha.
Në konferencë për media para ndeshjes së rrethit të pestë në fazën e grupeve të UEFA Conference League, Daja nuk është shprehur mjaftë optimist për shkak të ndeshjeve të shumta dhe lëndimeve të futbollistëve, megjithatë ai shpreson për një mrekulli nesër.
“E dimë që nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë pavarësisht pozitës në grup, kundërshtari ynë është ekipi më i fortë. Në çdo ndeshje kemi hyrë të motivuar sidomos në Prishtinë pasi kemi ndjerë përkrahjen e të gjithëve, jemi bërë si një kombëtare e dytë e shqiptarëve, nuk do të hymë të dorëzuar”, ka thënë fillimisht trajneri shqiptar.
Trajneri 56-vjeçar është ankuar për orarin e ngjeshur të ndeshjeve teksa ka theksuar se Ballkani ka mungesa të shumta në të gjitha repartet.
Këtë nuk e them për tu arsyetuar por për të treguar se në çfarë gjendje jemi dhe të luftojmë së bashku për ndonjë mrekulli tjetër”, ka thënë Daja.
Slavia dhe Ballkani ndajnë pikët e njëjta në Grupin G në Ligën e Konferencës, teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar deri në përfundimin e fazës së grupeve.
Ndeshja mes Ballkani dhe Pragës do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 21:00.
