Me triumfin ndaj Viktoria Plzenit në “Giuseppe Meazza”, Interi edhe zyrtarisht ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.
Kësisoj, Barcelona ka mbetur jashtë Ligës së Kampionëve dhe aventurën e saj evropiane do ta vazhdojë në ‘Europa League’.
Për eliminimin e Barçës, ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ndonëse shkurtimisht.
“Ehhhh Barcelona….”, shkroi ajo në Facebook, teksa shtoi me humor se “sa të kthehet Messi keni me pa”.
