BKT Superliga e Kosovës rikthehet sot me ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 14-të.
Prishtina-Dukagjini, njëherësh edhe ndeshja hapëse e kësaj xhiroje do të zhvillohet sot me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Për kryeqytetasit kjo do të jetë ndeshja e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Ibrakoviq. Prishtina gjendet në vendin gjashtë në tabelë me 17 pikë kurse Dukagjini me tre pikë më pak zë vendin e tetë.
Nesër do të takohen edhe Ulpiana-Gjilani, Feronikeli-Malisheva dhe Drita-Drenica, të trija këto ndeshja do të zhvillohen në orarin e njëjtë me fillim nga ora 13:00.
Të dielën zhvillohet edhe takimi më interesant i kësaj xhiroje, ku Llapi do ta pres Ballkanin i cili momentalisht ka kreun e tabelës. Gjyqtarë të këtij takimi do të jenë Mervan Bejtullahu, Lumturije Muhadri, Besnik Morina e Erdall Zadsella.
