Të fundit

Bislimi pas kthimit në Kosovë: Serbia nuk është e gatshme për normalizim të raporteve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka arritur në Merdar pas kthimit të tij nga autoritetet serbe para arritjes në Beograd ku planifikonte të merrte pjesë në një konferencë.

Bislimi në konferencën për media të mbajtur nga kjo pikë kufitare ka thënë se me vendimin e sotëm për kthim prapa, Serbia dha sinjal që Serbia nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve.

“Sot dhe nesër është paraparë të isha pjesë e dy ngjarjeve në Beograd, dhe kemi pasur të parapara disa takime të tjera intervista për media në Beograd. Për këtë ne kemi paraqitur kërkesë para organeve qysh javën e kaluar dhe ka qenë e aprovuar dhe sot gjithçka ka qenë në rregull derisa na u tha se siguria ka qenë e cenuar që për ne është një sinjal që Serbia nuk është e gatshme drejt normalizimit”, ka thënë ai në konferencën për media.

Kthimi i tij në Kosovë, ku tashmë është parë të ketë arritur në pikën kufitare me Serbinë, është bërë pasi atij iu pamundësua vizita në Beograd në një forum dhe konferencë për tema që kanë të bëjnë me të dyja shtetet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci