Të fundit

Prokuroria kërkon t’i mbajë në paraburgim Gucatin e Haradinajn

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar nga trupi gjykues, i kryesuar nga Charles L Smith III, që ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, t’ua vazhdojë masën e paraburgimit.

Sipas ZPS-së, paraburgimi ndaj tyre mbetet i nevojshëm dhe të gjitha arsyet e përcaktuara për paraburgim vazhdojnë të ekzistojnë.

Prokuroria ka pretenduar se me fillim e gjykimit rreziqet që justifikojnë paraburgimin janë në pikën e tyre më të lartë dhe asnjë kusht nuk mund t’i zbusë ato sa duhet.

Ndryshe, më 7 tetor ka filluar gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt, ku ZPS-ja ka dhënë fjalën hyrëse. Gjykimi pritet të vazhdojë më 18 tetor, me dëgjimin e dëshmitarëve.

Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, për “Frikësim të dëshmitarëve”, për “Hakmarrje” dhe për “Shkelje të fshehtësisë së procedurës”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci