Të fundit

Kërcënoi rojën e pyjeve, arrestohet

Policia e stacionit në Han të Elezit, dje ka pranuar një informacion se në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit, është një rast i kanosjes ndaj zyrtarit, rojë e pyjeve.

Sipas Policisë, në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.S (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili e kishte kanosur rojën e pyjeve me inicialet R.C (M/K), i moshës 44 vjeçar.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Kanosje””, thuhet në komunikatë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci