Manuel Neuer ka pranuar se ka qenë i prekur nga kanceri, teksa i është nevojitur edhe ndërhyrja kirurgjikale.
Portier i Bayerni dhe kombëtares gjermane për herë të parë ka rrëfyer jetën e tij personale, duke lënë të shokuar tifozët e tij.
Neuer ka pranuar se i është nënshtruar tre operacioneve për shkak të kancerit të lëkurës.
“Në rastin tim, është kanceri i lëkurës në fytyrën time, i cili më shtyri t’i bëjë tre operacione”, tha ai për gazetën gjermane Bild.
Por, ky fakt nuk e vë në dyshim pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës “Qatar 2022”, që fillon më 20 nëntor.
Këto informacione, 36-vjeçari i zbuloi për herë të parë.
