Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ia ka dërguar një letër ish–deputetit të LDK-së, njëherësh anëtar ekzekutiv i bordit LQSHA, Faton Bislimi.
Sipas letrës që e ka publikuar vetë Bislimi, Biden ka shkruar se premtimi i Amerikës është real dhe veç sa ka filluar.
“Sot kam pranuar një letër nga Presidenti i SHBA-ve dhe miku i madh i shqiptarëve, z. Joe Biden, nder ky që jo lehtazi mund të përshkruhet me fjalë”, shkroi ai.
Kjo letër, Bislimi thotë se vjen si përgjigje ndaj një letre që ai ia kishte dërguar më 11 shtator të 2022-s për nder të tragjedisë së 11 shtatorit.
Shkrimi i plotë i Bislimit:
Premtimi i Amerikës është real dhe veç sa ka filluar…” shkruan Presidenti Biden në letrën e adresuar për mua!
Sot kam pranuar një letër nga Presidenti i SHBA-ve dhe miku i madh i shqiptarëve, z. Joe Biden, nder ky që jo lehtazi mund të përshkruhet me fjalë! Kjo letër e Presidentit Biden vije si përgjigje ndaj një letre që unë i kisha dërguar atij pikërisht më 11 shtator 2022 për të shpreh solidaritetin tim dhe të shqiptarëve në përgjithësi për përvjetorin e tragjedisë së 11 shtatorit.
Në letër i kisha rikujtuar z. Biden se shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë dhe aleati më i sinqertë e i përkushtuar i Amerikës në Evropë.
Si Senator dhe Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, z. Biden kishte qenë një zë shumë kumbues, argumentues, dhe përkrahës ndaj Kosovës dhe përpjekjes sonë për liri, demokraci e pavarësi.
Duke bashkëpunuar ngushtë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën lidershipin e z. Joe DioGuardi e znj. Shirley Cloyes DioGuardi, Biden ishte bërë promotor i kuazës sonë në Senatin e SHBA-ve. Andaj, na duhet gjithënjë një SHBA e fortë e në krye të tavolinës së lidershipit botëror, ashtu që ta kemi një Kosovë të fortë. Përkundër sfidave madhore të brendëshme e globale me të cilat ballafaqohet Amerika, z. Biden i kisha kërkuar që të vazhdojë përkushtimin e tij dhe të SHBA-ve karshi Kosovës dhe shqiptarëve.
Letrën e tij Presidenti Biden e nisë me “I dashur Dr. Bislimi, ju falëmnderoj për letrën tuaj përkrahëse,” duke shtuar se “Kur isha zgjedhur President, kisha premtuar se do të isha President i të gjithë amerikanëve.” Ndër të tjera, President Biden thekson që “gjithëçka është e mundur kur ne bashkohemi si një komb. Asgjë nuk është e paarritshme. Vec na duhet të mos harrojmë se kush jemi.”
Duke potencuar se ka ende shumë punë për të bërë, Presidenti Biden shkruan: “Jam më i bindur se kurdo herë më parë që shpirti i Amerikës është vibrant, e ardhmja e Amerikës është e ndritur, dhe premitimi i Amerikës është real dhe veç sa ka filluar,” në letrën e tij të cilën me shumë kënaqësi e pranova sot.
Për mua, kjo letër, është një testament i vlerësimit të punës sime për kauzën tonë kombëtare në Washington, DC tash e dy dekada! Letra e Presidentit Biden, sot i shtohet një vargu letrash, çmimesh, e mirënjohjesh të tjera që kam pranuar nga personalitete të larta të politikbërjes amerikane.
Miqësia jonë me Amerikën ndërtohet tutje vetëm mbi vlera, përkushtim, dhe respekt, dhe duhet ruajtur si sytë e ballit.
#SuperProud #USKosova #PresidentBidenLetter
