Të fundit

Reagon Shabani pas vendimit të PZAP-së

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Dragashin, Shaban Shabani, ka reaguar pas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave të diasporës në këtë komunë, përcjell Paparaci.

Ai e e ka mirëpritur vendimin e PZAP-së për t’i anuluar të gjitha votat e ardhur me postë, si dhe ka shtuar se PDK mbetet fituese e Dragashit, pasi sipas tij janë 17 vota përpara.

“Jemi për 17 vota përpara. Mbetemi fitues dhe PDK do të qeverisë me Dragashin edhe për një mandat. Jemi angazhuar shumë për këtë fitore”, është shprehur Shabani për Klan Kosova.

“Vendimi ka qenë i pritshëm, i bazuar në argumentet që kemi dorëzuar me paraqitjen e ankesës. Kemi pritur që të miratohet pozitivisht ankesa”.

“Votat me kusht dhe personave me aftësi janë numëruar dje ku kemi pasë 91 dhe LDK ia ka pasë 121. Në rezultatin e përgjithshëm e votave valide PDK i bie t’i ketë 17 vota më tepër”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci