Të fundit

Drake flet hapur për jetën personale dhe planet për martesë

Martesa nuk është në planet e Drake, madje reperi është mjaft i kënaqur me jetën e tij si beqar, e cila, sipas tij, konsiston në takime me katër ose pesë gra në të njëjtën kohë për të gjetur partneren perfekte. Në një intervistë me Hoëard Stern, Drake foli pa dorashka rreth jetës së tij romantike.

Pasi prezantuesi e pyeti nëse ai mendon se do të martohet ndonjëherë, reperi u përgjigj: “Jam i sigurt se mund të [martohem]. “Mendoj se përfundimisht, pasi e gjithë kjo të thuhet dhe bëhet për ne. Ajo varësia e punës dhe e suksesit dhe e lëvizjes përpara ka marrë fund.”

Reperi vijoi duke shtuar se:

“Më duket sikur të gjithë do të kemi nevojë për diçka të vërtetë. Shpresoj se nuk është vonë. Shpresoj se do të gjej dikë. Gjëja më e madhe është që kam nevojë të frymëzohem.”, u shpreh artisti.

Megjithëse, nuk i thotë “jo” martesës, ai pranoi se jeta e tij romantike përfshin shumë gra në të njëjtën kohë.

“Tani për tani, ndihem sikur kam përqafuar zakonin e takimeve me 4-5 gra, për të krijuar 1 grua. Më pëlqejnë 2 gjëra nga një grua dhe pastaj, ajo që bën tjetra për të jetuar”, shtoi me tej reperi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci