Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një shtetas i Afganistanit pasi dyshohet që ka ngacmuar një femër poashtu shtetase e Afganistanit.
“Pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Poashtu një femër ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një mashkulll shtetas i Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime.
