Të fundit

Vuçiq akuzon britanikët për dronë mbi Ujman, mediat e tij nxjerrin pamje “ekskluzive”

Në kulmin e tensioneve që shpërthyen kur ushtria serbe duhej të rrëzonte një dron mbi Rashkë, i cili po vëzhgonte kazermën e ushtrisë serbe, “Novosti” ka siguruar një video ekskluzive që i jep një erëz të veçantë gjithë kësaj historie.

Media e afërt me Vuciqin pretendon se ka siguruar një video që thonë se është realizuar në zonën e liqenit të Gazovodës, në komunën e Zubin Potokut, shihet një ushtar britanik duke lëshuar një avion pa pilot.

Madje, kjo media po thotë se dronët ndodhen aty për shkak të një kërkesë që është bërë nga Albin Kurti.

Sipas “Novost”-it, kryeminsitri, Albin Kurti në një takim të fundit në Prishtinë me përfaqësuesit e QUINT-it, ka kërkuar nga britanikët që t’i sigurojnë pajisje për zbulimin e pozicionit të ushtrisë serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore. Gazeta Expres.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci