Të fundit

Daçiq: Kosova duhet ta ndërrojë emrin, është fjalë serbe

Kryetari i Kuvendit serb, Ivica Daçiq, ka reaguar rreth vendimit që në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës të mos shërbehen produkte serbe.

“Nuk jam i befasuar nga asgjë. Por pas kësaj ata duhet ta ndërrojnë edhe emrin sepse Kosovë është fjalë serbe edhe sipas uebsajt të CIA”, thotë Daçiq për Kosovo-online, transmeton Paparaci.

Sot gjatë ditës, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, iu drejtua kryekuvendarit, Glauk Konjufca, që të mos shërbehen produkte serbe në bufenë e parlamentit.

Lidhur me këtë, shefi i Stafit të kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, ka thënë se kabineti i kryetarit ka kërkuar që këto produkte të mos shërbeheheshin më edhe para se një gjë të tillë ta kërkonte deputeti Berisha, derisa ka publikuar edhe një e-mail ku thuhet se “nga data 22 shtator nuk duhet të servohen, në Kuvend, pije dhe prodhime me vendin e prodhimit “Made in Serbija”.

“Kuvendi i Kosovës si pasojë e shërbimeve jo profesionale, ka njoftuar operatorin se i shkëputet kontrata. Të gjitha këto veprime janë bërë shumë kohë para përformancës së sotshme të deputetit Bekë Berisha.Kjo është e vërteta rreth produkteve serbe në Kuvendin e Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci