Të fundit

Moderatorja e sportit “kapet mat” me futbollistin gjerman

Moderatorja e njohur e sportit, Diletta Leotta, duket se e ka hedhur pas krahëve romancën e saj me aktorin e famshëm turk, Can Yaman.

Teksa fansat e tyre po prisnin që ata të merrnin hapa të rëndësishëm për lidhjen e tyre, Diletta dhe Can zbuluan në gusht të këtij viti se ishin ndarë.

Tashmë bukuroshja bionde është në një lidhje të re dhe në krah të saj ka Loris Karius. Çifti është fotografuar së fundmi duke u puthur në një restorant të famshëm luksoz në Milano.

Të dy ishin takuar vetëm pak javë më parë në Londër në një darkë me miq të përbashkët.

Një ditë më vonë, Karius kishte fluturuar në Itali për ta takuar Diletta-n, gazetaren më seksi për shumë njerëz.

Ish-portieri i Liverpoolit aktualisht është pjesë e Newcastle, por që ende s’e ka patur mundësinë e debutimit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci