Të fundit

Sot protestohet për Trustin

Qytetarët e Kosovës sot pritet që të mblidhen në Prishtinë, ku do të mbajnë protestë duke kërkuar tërheqjen e mjeteve të tyre nga Trusti.

Kështu ka bërë të ditur iniciatori i kësaj çështjeje, Adnan Jashari.

Jasharaj ka njoftuar se protesta do të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës në ora 12:00, ai gjithashtu ka pyetur qytetarët se a janë gati për nesër.

“Nesër (sot) le të jehojë sheshi! Unë nënshkrova për tërheqje, tash koha për votim! Përfille nënshkrimin tim deputet, zgjedhjet vinë prapë! Kriza është tani, deputetë votojeni trustin! Djersa jonë, kursimet tona! Unë votova ty, ti votoje trustin!”, ka shkruar Jashari në mbishkrimin e një fotografie që është thirrje për protestë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci