Të fundit

Mitrovica e Veriut mbushet me flamuj serbë

Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga veriu i Kosovës kanë vendosur sot që të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, që njoftoi për kët vendim tha se gjithashtu do të japë dorëheqje edhe nga pozita e ministrit që mban në Qeverinë e Kosovës, raporton Kossev.

Ky vendim u pasua me shtimin e flamujve serbë në veri të vendit, derisa kishte edhe postera që shkruhej “Kjo është Serbia”. Flamuj të shumtë u vendos në rrugë, në dyqane dhe ndërtesa të tjera.

Kjo po ndodh në Zveçan, ku u mbajt takimi, si dhe në Mitrovicën Veriore. Gjithashtu, u lanë edhe flamuj të ambalazhuar me thirrjen që të vendosen më gjerësisht përgjatë rrugëve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci