Të fundit

Reçica viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Skender Reçica, ish-ministër i punës dhe mirëqenies sociale ka vizituar Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin në Hagë, shkruan Paparaci.

Këtë ai e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, ku ka treguar se takimi me ta ishte ndjenjë e përzier, që sipas tij ishte kuptimplotë e përmbajtësor.

“Shumë ndjenjë e përzier në këtë takim, që dukej se zgjati sa vite të tëra, vendi ku u takuam, ndërsa shpejtë si vetëtima për përmbajtjen dhe kuptimin e plotë e përmbajtësor, skalitur me burrëri e qëndresë nga baci Jakup dhe z. Kadri Veseli që i takova”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai ja shtuar është e vështirë që ish-krerët e UÇK-së të mbahen në burg nga akuza t⌂ ndërtuara në Beograd.

“E rëndë për të gjithë ne, që ish luftëtarët e lirisë mbahen me akuza të ndërtuara në Beograd. Baci Jakup dhe ju Çlirimtarë,  vepra e juaj është Liria,  ju jeni vet emri i saj”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se sih-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerët, janë arrestuar nga Gjykata Speciale vitin e kaluar dhe po vazhdojnë të mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci