Të fundit

Albert Dabiqaj më i dalluari në xhiron e 15-të

Futbollisti i Gjilanit, Albert Dabiqaj është zgjedhur futbollisti më i mirë për xhiron e 15-të në Superligën e Kosovës.

Dabiqaj pati paraqitje shumë të mirë në duelin ndaj Prishtinës dhe ishte më i merituari që Gjilani arriti ta arkëtojë një pikë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas marrjes së çmimit futbollisti i skuadrës gjilanase theksoi se ky çmim i jep motiv për të vazhduar të japë më të mirën në fushën e gjelbër, ndonëse klubi po kalon kohë të vështira për shkak të mungesës së përkrahjes financiare.

“Duke pasur parasysh periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon ekipi ynë, ky çmim është një motiv shtesë për të vazhduar punën me përkushtim dhe për të luftuar në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Falënderoj trajnerët dhe bashkëlojtarët që përkundër rrethanave të vështira çdo ditë e gjejmë motivin për punë”, tha Albert Dabiqaj për faqen zyrtare të FFK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci