Këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa ka qenë në qendër të vëmendje ditët e fundit pasi përflitet se ka nisur një lidhje të re.
Pasi i dha fund marrëdhënies me kompozitorin Erjon Zaloshnja pas afro dy dekadash, këngëtarja e mirënjohur duket se ka gjetur dashurinë në krahët e basketbollistit të njohur, Gent Lasku.
Dyshja janë parë duke u përqafuar në një lokal dhe duke pirë verë së bashku. Në një moment shihet se sportisti e puth edhe në ballë këngëtaren dhe dyshja duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrin.

Megjithatë, për ata që nuk e dinë, përveçse një basketbollist, Genti është përfshirë dhe në politikë.
Në vitin 2021, ai kandidoi si deputet i Bindjes Demokratike të Astrit Patozit në zgjedhjet parlamentare. “Genti Lasku, një kampion race në ekipin e Tiranës.

