Të fundit

Situata në veri, mblidhen krerët e shtetit

Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur sot takimin e rregullt koordinues me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla-Schwarz lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Gjatë takimit u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të plotë me shtetet aleate dhe mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë në Kosovë.

Presidentja sot poashtu ka takuar, komandantin e KFOR-it, ambasadorin amerikan dhe ministrin Xhelal Sveçla.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci