Të fundit

Portieri i Benficas shënon njërin prej golave më të mirë në histori

Samuel Soares, portier i skuadrës së të rinjëve te Benfica është kthyer në sensacion pasi arriti të shënonte njërin prej golave më të bukur në histori të futbollit.

Soares, vetëm 20-vjeçar arriti të shënonte në minutën e 65-të për ta rikthyer Benfican në lojë ndaj Trofenes.

20-vjeçari goditi topin me fuqi të madhe nga porta e tij për ta kaluar portierin kundërshtar pas një goditje në pjesën e poshtme të traversës, për të shënuar kështu një gol fantastik.

Duke shpjeguar goditjen e tij të çmendur, Soares tha: “Pashë që portieri i tyre ishte një hap përpara dhe, duke pasur erën në favor, vendosa të rrezikoj. Shkoi mirë, është diçka që do të mbetet e skalitur në kujtesën e shumëkujt”.

Benfica ishte duke humbur 1-0 në ato momente, dhe Soares i barazoi shifrat në 1-1, ndërsa në fund fituan 2-1 ndaj Trofenes.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci