Sulmuesi i Atletico Madridit, Matheus Cunha ka publikuar një video të momentit kur mëson se nuk ka marrë ftesë nga kombëtarja braziliane për Kupën e Botës.
Pasi Tite shpalli listën e brazilianëve, vëmendjen më të madhe e tërhoqi fakti se në mesin e lojtarëve të ftuar nuk është Roberto Firmino nga Liverpooli dhe Matheus Cunha, i cili luan për Atletico Madrid dhe ka qenë i rregullt në kombëtare vitin e kaluar.
Duke qenë se në këtë drejtim priste një ftesë për Botërorin dhe kompeticionin më të madh të futbollit në botë, ai nuk e priti mirë kur kuptoi se nuk ishte në mesin e futbolliste të Katarit.
Në profilin e tij në Instagram, Cunha ka publikuar momentin kur ai zbuloi se ai nuk ishte në mesin e lojtarëve të ftuar.
“Faleminderit të gjithëve që më dërguan mesazhe mbështetjeje. Ishte e vështirë, ishte e dhimbshme, por kjo është pjesë e jetës”, ka shkruar ai së bashku me një video ku tregon se sa i dëshpëruar është për gjithçka.
A reação de Matheus Cunha após ficar fora da lista de Tite. pic.twitter.com/wlVH2dY3Z1
— Pedro Alvarez (@_pedroalvarezz) November 7, 2022
Në vend të tij janë ftuar: Antony, Gabriel Jesus, Gabriel Martinelli, Pedro, Neymar, Raphinha, Richarlison, Rodrigo, Vinicius Junior dhe Everton Ribeiro.
