Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj të pandehurit, kanë kanosur gjykatësin e lëndës.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit janë liruar dhe rasti do të prcedohet në procedurë të rregullt.
”Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, pas shpalljes se aktgjykimit ndaj të pandehurit, dyshohet se kanë kanosur gjyqtarin e lëndës. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, janë intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, theksohet në njoftimin e Policisë.
