Të fundit

Shkarkohet drejtori i Zyrës Ligjore në UP

Esat Kelmendi është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Zyrës Ligjore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prshtina”.

Në vendim thuhet se “Shfuqizohet Vendimi me nr. Prot. 118, datë 28.1.2022 i rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për sistemimin e z.Esat Kelmendi për pozitën e punës “Drejtor i zyrës ligjore”.

Në janar të vitit 2022 Këshilli Drejtues i UP-së kishte marrë vendim që Esat Kelmendi të mos jetë më në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe në më pak se dy javë, ish rektori Naser Sahiti kishte emëruar Kelmendin në pozitën e drejtorit të Zyrës Ligjore.

KALLXO.com ka raportuar se për këtë vendim, Agjencia Kundër Korrupsionit ka dhënë opinion se “Emërimi i tillë është në kundërshtim me dispozitën e nenit 18, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1. të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, i cili te kufizimet e zyrtarit të lartë pas përfundimit të ushtrimit të detyrës publike, ka përcaktuar se:

– 1.Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë:

– 1.1 të punësohet ose të emërohet, për një periudhë deri në dy (2)vjet pas përfundimit të funksionit publik, në pozitën udhëheqëse ose menaxhuese, apo të përfshihet në kontrollin ose auditimin e institucioneve publike dhe private dhe institucioneve vartëse të tyre të cilat kanë marrëdhënie biznesi me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik, nëse detyrat e tij gjatë periudhës dy vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo sanksionimin e aktivitetit të tyre”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci