Të fundit

Adele mbështet publikisht Britneyn

Këngëtarja e njohur Adele ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për Britney Spears.

Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj në rrjetin social, Instagram, Adele u pyet nga një fans nëse ajo mbështet lëvizjen #FreeBritney, një fushatë e nxitur nga fansat për t’i dhënë Britney autonomi nga kujdestaria e saj që ishte në fuqi që nga viti 2008.
Këngëtarja u përgjigj se e adhuron Britney dhe e ka mbështetur gjithmonë.
”Sigurisht, unë mbështes Britney Free. Unë e dua Britney.E kam takuar disa herë, e adhuroj absolutisht. Unë jam vërtet e lumtur për të”, deklaroi ajo.
Mbështetja e Adele vjen pasi babai i Britney, Jamie Spears, u hoq si kujdestar i saj në një seancë gjyqësore që u mbajt në fund të shtatorit.
Vendimi për të hequr Jamie erdhi pasi Spears foli kundër konservatorizmit, duke e krahasuar atë me abuzim në një dëshmi që dha në muajin qershor.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci