Të fundit

Beçiragiq merr fitoren e radhës me kombëtaren e Bosnje dhe Hercegovinës

Kombëtarja e Bosnje dhe Hercegovinës në basketboll mori një fitore të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Nën udhëheqjen e trajnerit të Golden Eagle Yllit, Adis Beçiragiç, boshnjakët triumfuan me rezultat 83:78 ndaj hungarezëve.

Beçiragiç fillimisht ka falënderuar publikun dhe të gjithë tifozët e kombëtares boshnjake, teksa shtoi se do ta shijojë fitore dhe nuk do të mendojë për ndeshjen e radhës.

“Do të doja të falënderoja publikun dhe njerëzit që na mbështetën dhe na ndiqnin gjatë gjithë kohës. Dhe më pas, veçanërisht këta lojtarë, pas gjithë zënkave me lajmet se kush do të luajë dhe kush jo. Unë do të thosha çdo gjë, por nuk dua të dal jashtë fushës së kulturës”, tha Beçiragiç.

“Kjo është e madhe, dhe nga ana teknike, mendoj se i befasuam me presionin. Nuk më intereson fare Franca pas kësaj fitoreje, ne duam të pushojmë së pari, por jemi kaq të lumtur që nuk është normale”, përfundoi tekniku boshnjak.

Basketbollisti më i dalluar në radhët e Bosnje e Hercegovinës ishte Kenan Kamenjas. Ai arriti të realizonte 20 pikë dhe 12 kërcime.

Bosnja dhe Hercegovina ndodhet në Grupin K së bashku me Francën, Lituanin, Malin e Zi, Hungarinë dhe Republikën Çeke.

Ndeshjen e radhës Bosnja dhe Hercegovina të hënën me fillim nga ora 20:30, ku përball do të ketë Francën.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci