Të fundit

Kush janë “Grupi i Kumanovës”?

Seanca e Kuvendit të Kosovës dje risolli tek publiku rastin e shumëpërfolur të Grupit të Kumanovës. Ishte pikërisht deputetja e PDK-së Blerta Deliu, ajo që filloi debatin rreth kësaj teme.

Deliu dje u përball ashpër me Haxhiun duke ia përmendur kësaj të fundit se “kunatin e ka të akuzuar për terrorizëm në Maqedoni”, duke iu referuar njërit nga pjesëtarët e Grupit Kumanova, Muhamet Krasniqi.

Krasniqi që njihet ndryshe me emrin “Komandant Malisheva” është një nga të dënuarit me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Shkupit, transmeton Paparaci.

Por kush janë “Grupi i Kumanovës”?

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në vitin 2015 në datat 9 dhe 10 maj në Maqedoni, ku si rezultat i përplasjeve të armatosura në Kumanovë më konkretisht në “Kodrën e Trimave” kishin mbetur të vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore maqedonase dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur.

Të shtënat kishin nisur në orët e hershme të mëngjesi të 9 majit 2015, derisa lagja “Kodra e Trimave” ishte shndërruar në një zonë luftimesh të ashpra me banorët që ishin tronditur pa e ditur se çfarë po ndodhte dhe kush me kënd po luftonte. Pas përfundimit të luftimeve, lagjja ngjasonte me një gërmadhë.

Luftimet kishin zgjatur dy ditë, duke mbetur të vrarë 8 policë të Maqedonisë dhe 10 pjesëtarë të “Grupit të Kumanovës”, derisa pjesa tjetër  e grupit ishin dorëzuar dhe më pas edhe arrestuar.

Shumica e pjesëtarëve të këtij grupi ishin nga Kosova e që gjatë kohës së luftës në Kosovës disa kishin qenë edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Siç kishin deklaruar nga ky grup, vendosja e tyre në Kumanovë ishte bërë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Derisa kjo ndërhyrje dhe bastisje e shtetit të maqedonas në lagjen “Kodra e Trimave” kishte ardhur në një kohë tensionesh politike Maqedoni, ku liderët e opozitës kishin organizuar protesta të mëdha e ku bënin thirrje që t’i jepej fund pushtetit të kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski.

Të vdekur nga luftimet në Kumanovë kishin mbetur Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Rexhaj, Samid Rashiti, Fatlum Vishella dhe Arben Rexhaj nga Kosova dhe Nysret Kolshi nga Shkupi.

Për Mirsad Ndrecaj dhe Begë Rizajn ka dyshime se mund të jenë vrarë pasi ishin arrestuar nga policia maqedonase në përfundim të aksionit të 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Trupat e disa tyre janë varrosur në fund të majit 2015 në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, derisa trupi i Begë Rizajt është varrosur në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit

Ndaj personave të cilët ishin dorëzuar dhe më pas edhe arrestuar nga shteti maqedonas, Gjykata Themelore e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 746 vjet burg, duke i akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Trembëdhjetë janë dënuar me nga 40 vjet burg: Esat Kafegjolli ,Adrian Bujari,Shefqet Hallaqi, Betim Kabashi, Genti Sefaj, Enver Hoxha-Klajn , Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari dhe Fatmir Recica.

Përderisa 6 prej 37 të akuzuarve janë dënuar me nga 20 vjet burg.

Të dënuarit me nga 20 vjet burg janë: Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdija, Lendrit Rustemaj, Mirsad Qerimi dhe Qenan Hiseini.

Kurse të akuzuarit e tjerët janë dënuar me nga 18 vjet e më poshtë. Ragmi Latifi është dënuar me 18 vjet heqjen lirie, Irfan Lutfiu me 14 vjet, Arsim Bajrami me 13, Musa Pajaziti me 12, Seadudin Abdullahu 14, Elham Arifi me 13 dhe Ebib Alimi me 12 vjet burg, shkruan REL.

Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogariten si organizatorë të ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Gjykata Penale kishte liruar si të pafajshëm Ibrahim Murtezanin, Besnik Bajramin, Fazli Osmanin dhe Besnik Ajdinin.

I gjithë gjykimi në nëntorin e vitit 2017 ishte zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë, derisa  pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” ishin larguar nga salla e gjyqit pas thirrjeve “UÇK, UÇK, UÇK”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci