Këngëtari i dashur për publikun, Blero Muharremi, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes dhe shkak është bërë ndarja nga bashkëshortja e tij, Afrona Dika.
Teksa po përflitej për një ndarje të mundshme të çiftit, Blero vendosi që ta konfirmonte vetë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Dhe në një moment kur konfirmoi më në fund atë që u përfol gjatë në media, Blero Muharremi ka “goditur” sërish me postimin e fundit.

Artisti i njohur ka publikuar një fotografi në “Instastory” ku shihet nën shoqërinë e një vajze misterioze.
Burime të emisionit “Prive” kanë arritur të zbulojnë se Blero është i dashuruar me një shqiptare që jeton në Gjermani.
Sipas atij burimi, çifti nuk po i ndahen njëri-tjetrit dhe janë parë duke frekuentuar vende te ndryshme.
