Të fundit

Sveçla: Miliçeviq kaloi në Jarinje pa asnjë problem

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se nga mediumet e ndryshme sot është njoftuar për pretendimet e Miodrag Milicevic, që mban funksionin e drejtorit Ekzekutiv të Organizatës Joqeveritare “Aktiv”, se është keqtrajtuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Jarinje.

Ai tha se nga vizitat e tija atje dhe takimet me të gjithë zyrtarët policor është bindur me sjelljen shembullore të zyrtarëve policor, por përkundër kësaj, shtoi se ka kërkuar raport nga zyrtarët policor të kufirit dhe hetim të këtyre pretendimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës, me rezultatet e të cilit qytetarët do të njoftohen në kohë rekorde.

“Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Milicevic ka kaluar sot në pikën kufitare në Jarinje dhe nuk ka ndodhur asnjë problem, incident e aq më pak dhunë. Për të konfirmuar këtë, zyrtarët tanë policor kanë kontaktuar me zyrtarët kufitar të Serbisë të cilët kanë njoftuar se i njejti nuk ka paraqitur ndonjë shqetësim apo problem gjatë kalimit kufitar”, shkroi ai në Facebook.

“Dua të siguroj të gjithë qytetarët se të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë në shërbim të të gjithëve pa dallim, për të ofruar siguri. Institucionet tona respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë e veprojnë në Kosovë, duke garantuar kështu siguri, mirëqenie e barazi për ta”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci