Të fundit

Gashi për vendimin e PZAP-së: Sulm mbi demokracinë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit të PZAP-së për anulimin e e votave të Diasporë në komunën e Dragashit, shkruan Paparaci.

Gashi në një postim në Facebook ka shkruar se deformimi i vullnetit të qytetarëve është sulm mbi demokracinë.

“Nga verdikti i qytetarëve të Dragashit, Bexhet Xheladini është kryetar. Në kutitë e votimit është zëri i tyre, andaj nuk ka tavolinë që mund ta shuaj këtë zë, ngaqë është i shenjtë – është besim. Çdo përpjekje për deformim të vullnetit të qytetarëve është sulm mbi demokracinë”, shkruan Gashi.

Tutje ai ka shtuar se LDK-ja do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që të mos lejohet përmbysja e rezultatit të zgjedhjeve.

“Do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet ligjore dhe do të trokasim në të gjitha dyert e partnerëve ndërkombëtar që monitorojnë zgjedhjet, në mënyrë që të mos lejojmë assesi përmbysjen e vullnetit të qytetarëve. Mbrojtja e demokracisë është detyra jonë. Dhe do ta mbrojmë gjithsesi”, përfindon statusi i Gashit./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci