Të fundit

Anulohet ndeshja mes Prishtinës dhe Vëllaznimit, gjakovarët tërhiqen nga Kupa e Kosovës

Ndeshja mes Prishtinës dhe Vëllaznimit është anuluar, në kuadër të fazës së 1/16 të finales në Kupën e Kosovës.

Anulimi ka ardhur me kërkesë të klubit nga Gjakova me arsyetimin se ekipi ndodhet në gjendje jo të mirë financiare.

Prishtina ka bërë të ditur se pas anulimit të ndeshjes, kryeqytetasit kalojnë në fazën tjetër automatikisht.

Vëllaznimi ishte paraparë si kundërshtari i parë i Prishtinës për këtë edicion sa i përket Kupës që është trofeu i dytë më i rëndësishëm në Kosovë.

Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës shtatë herë, për herë të fundit në edicionin 2019/2020.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci