Të fundit

Këngëtarja shqiptare përfaqëson Belgjikën në Eurovision?

Gala Aliaj, vajza e Robert Aliajt është në mesin e shtatë artistëve që konkurrojnë për të përfaqësuar Belgjikën në “Eurovision 2023”.

Faqja e Eurovision shkruan  se transmetuesi belg VRT ka dhënë detaje për shtatë konkurrentët, të cilët do të konkurrojnë më 14 janar në Paleis 12.

“Gala Dragot vjen nga një familje artistike. Babai i saj Robert Aliaj Dragot është një nga figurat më të spikatura të botës së showbiz-it shqiptar dhe një artist bashkëkohor. Të dy prindërit e saj e kanë inkurajuar gjithmonë Galën që të frymëzohet nga forma të ndryshme të artit.

Është nxënëse në gjimnazin e Arteve, luan piano, pikturon dhe ka pasion filmin. Gala pëlqen të imitojë artistë si Massive Attack, Björk, David Boëie dhe Rosalía. Por ajo ka një dashuri të madhe edhe për kompozitorët klasikë si Ravel, Chopin dhe Rachmaninoff”, sipas Eurovision.

Në fund një juri profesioniste do të vendosë se kush do të përfaqësojë Belgjikën në Eurovizion.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci