Rep-artsti i njohur Getinjo përmes një përmes një postimi në Instastoryn e tij ka reaguar lidhur me lajmet të cilat po qarkullojnë se ai do të jetë pjesë e spektaklit Big Brother Vip Kosova, shkruan Paparaci.
Ai ka demantuar lajmet ne të cilat kanë shkruar se Getinjo do të jetë banor i shtëpisë së BBv-së.
“Dmth ju po e dini e une spo e di”, ka shkruar reperi.

Big Brother Vip Kosova do të fillojë transmetimin më 5 dhjetor. Në këtë spektakël do të marrin pjesë emra të njohur të estradës shqiptare.
Emra të tjerë të cilët po përmenden se do të jenë pjesë e spektaklit janë Shota Baraliu, Yll Limani etj. Por që këta emra nuk janë konfirmuar akoma.
BBV do të moderohet nga Alaudin Hamiti e së krah tij do të jetë edhe aktorja Jonida Vokshi, ndërsa opinionist do të jetë Olti Curri./Paparaci.com
