Të fundit

Osmani falënderon Pelosin për angazhimin dhe raportet e veçanta me Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani, e ka falënderuar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosin, për angazhimin e saj dhe lidhjen e saj me Kosovën.

”Nancy Pelosi, është një kampione e fortë e demokracisë dhe ka bërë histori me profesionalizmin, përkushtimin dhe shërbimin e saj të pashoq. Ajo është gjithashtu një kampione e vërtetë e lidhjes së veçantë mes dy kombeve tona. Në emër të popullit të Kosovës, ju falënderoj, zonja Kryetare”, shprehet presidentja Osmani në dedikimin e saj përmes twitter.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, gruaja e parë që mban këtë post me ndikim, tha të enjten se do të tërhiqet si udhëheqëse demokrate.

Pelosi, një liberale 82-vjeçare nga Kalifornia, e cila ka shërbyer dy herë si kryetare, tha se do të mbetet në Kongres, duke përfaqësuar San Franciskon në Dhomën e Përfaqësuesve, siç ka bërë për 35 vjet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci