Tash e disa muaj është duke u paralamëruar startimi i spektaklit “Big Brother Vip Kosova”.
Tani zyrtarisht është zbuluar se më 5 dhjetor do të fillojë spektakli i “Big Brother Vip Kosova”, shkruan Paparaci.com
Më 5 dhjetor do të futen banorët e parë në shtëpinë më të famshme të momentit. Në këtë spektakël do të marrin pjesë shumë VIP-a shqiptarë.
Tashmë faqja zyrtare e BBVK ka bërë të ditur se moderatorja Elita Rudi do të jetë prezantuesja e emisionit ku do të diskutohet gjithçka për dhe rreth Big Brother VIP Kosova.
Big Brother Vip Kosova i cili pritet të fillojë tashmë ka konfirmur se moderatore e këtij reality shoë krahas Alaudin Hamitit do të jetë edhe aktorja Jonida Vokshi, ndërsa opinionist do të jetë Olti Curri./Paparaci.com
