Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar se mbështetësit e Vetëvendosjes po mundohen ta frikësojnë atë.
Ajo ka publikuar mesazhet që sipas saj mbështetësit i dërgojnë “pas çdo paraqitje në Kuvend”, teksa ka shtuar se çdo ditë do të demaskojnë “paaftësitë” e qeverisë.
“Militantat e VV po mundohen të na frigojnë duke na dergu mesazhe të tilla pas çdo paraqitje në Kuvend! Na se kemi njet me u ndalë do ta demaskojmë çdo ditë paaftësinë e kësaj qeverie”, shkruan ajo.
Në postimin e mëposhtëm mund të lexoni ofendimet e bëra karshi deputetes Musliu:
