Të fundit

Bulliqi: Gjendja në disa fshatra nuk është aq stabile

Situata me vërshimet mbetet e vështirë edhe në Komunën e Podujevës.

Kryetari Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, kanë vizituar disa nga fshatrat e prekura nga vërshimet e ditës së diel.

I pari i Podujevës thotë se në fshatrat Dobërdol, Bajçinë, Peran, Metehi, Pakashticë dhe Murgull, është rritur niveli i ujit për shkak të daljes nga shtretërit e lumenjve si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë orëve të fundit.

“Gjendja e përgjithshme në disa fshatra nuk është aq stabile, e shiu i pandërprerë po e vështirëson menaxhimin e situatës”, ka njoftuar Bulliqi.

Ekipet emergjente nga mbrëmë janë në teren dhe me angazhim maksimal po punojnë të evitojnë e minimizojnë dëmet që mund të shkaktohen nga vërshimet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci