Të fundit

Lushaku-Sadriu: Kurti duhet të jep llogari për ndryshim qëndrimesh

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku Sadriu thotë se kryeministri Albin Kurti duhet të jap llogari urgjentisht për veprimet e tij, sipas saj, ndryshimin e qëndrimeve për implementimin e vendimit për targat.

“Ndryshimi i qëndrimeve të kryeministrit Kurti për implementimin e vendimit për targat, tregon trajektoren tragjiko-komike të qëndrimeve të tij politike. Në mesditë lartëson veten për vendimin e tij, përkundër zhgënjimit të të gjithë aleatëve, e në mesnatë tërhiqet nga implementimi.

Kryeministri duhet të jep llogari urgjentisht për këto veprime.

Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për vendime të matura e në bashkëpunim me SHBA dhe BE, që i sjellin të mira Kosovës; jo për teatër politik, që luhatë aleancat tona”, ka shkruar ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci