Argjentina nuk e filloi ashtu siç e mendonte Kupën e Botës, pasi u befasuan nga Arabia Saudite në ndeshjen e parë në Katar.
Të udhëhequr nga Lionel Messi, djelmoshat e Scalonit u mposhtën me rezultat 1:2 nga Arabia Saudite.
Humbjen nuk e kanë pritur aspak mirë, mirëpo kapiteni Lionel Messi beson se Argjentina do t’ia dalë të kalojë tutje.
“Është një goditje shumë e rëndë për të gjithë, sepse nuk prisnim të fillonim në këtë mënyrë, por gjërat ndodhin për një arsye dhe tani ne duhet të fitojmë ose të fitojmë”, tha Messi në konferencë për shtyp.
“Ka kaluar një kohë e gjatë që kur kemi kaluar një situatë si kjo. Duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për të dalë jashtë, kanë mbetur edhe dy ndeshje,” ka shtuar ai.
Argjentina ndodhet në Grupin C së bashku me Arabinë Saudite, Polonin dhe Meksikën, ndërsa momentalisht ndodhen në vendin e fundit.
