Të fundit

Scholz: Duhet të jemi gati për përshkallëzim të situatës në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka paralajmëruar se mund të ketë eskalim të situatës si pasojë e luftës në Ukrainë.

Këtë, kancelari Scholz e bëri të ditur duke folur në një konferencë në Berlin, raporton Sky News.

“Duke pasur parasysh zhvillimin e luftës dhe dështimet e dukshme dhe në rritje të Rusisë, ne duhet të jemi gati për përshkallëzim”, deklaroi kancelari gjerman, derisa shtoi se kjo mund të përfshijë edhe shkatërrimin e infrastrukturës.

Scholz po ashtu tha se udhëtimi i tij i fundit në Kinë ia vlejti, pasi të dy vendet ndanë qëndrimin e tyre të përbashkët kundër përdorimit të armëve bërthamore.

Lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e dhjetë të saj derisa Kremlini nuk ka treguar shenja se do të zmbrapset.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci